Mësimi 6 –Kontrolli i diodave LED të ekranit — Programimi i një pajisje Micro:bit në MakeCode

Mësimi 6 –Kontrolli i diodave LED të ekranit

Në këtë mësim do të flasim për:­

Ekrani i pajisjes Micro:bit ka 25 dioda LED të kuqe të vendosura në rrjetin 5x5 (5 dioda në horizontale dhe 5 dioda në vertikale).

Sistemi koordinativ kartezian përdoret në matematikë për të përkufizuar pozitën e pikave në hapësirë. Në sistemin koordinativ kartezian, në rrafsh përkufizohen dy boshte: x dhe y.

Koordinatat (x,y) i përdorim për të përcaktuar renditjen e diodave LED në rrjetin e diodave LED, ku koordinata x paraqet pozitën horizontale (vlerat e së cilës janë 0,1,2,3,4) dhe koordinata y paraqet pozitën vertikale (0, 1, 2, 3, 4).

Për të kuptuar koordinatat x,y vendoseni Micro:bit-in në pozitë horizontale. Këto janë koordinatat x,y për diodat LED në rrjetin 5x5:

_images/105.png

Me ndihmën e këtij rrjeti 5x5 të diodave LED mund të bëni gjëra të ndryshme. Secila diodë LED mund të ndizet dhe të fiket veç e veç. Kështu mund të “vizatoni” figura siç janë zemra ose buzëqeshja. Siç mund ta shohim në këtë rrjet 5x5 të diodave LED , fillimi koordinues (0,0) gjendet në këndin e majtë lart të rrjetit të diodave LED. Vlera e koordinatave x lëviz nga 0 deri 4 dhe rritet nga e majta në të djathtë, ndërsa vlera e koordinatës y lëviz nga 0 deri 4 dhe rritet nga lart-poshtë.

Le të krijojmë një program në të cilin do të përdorim blloqet për ndezje/fikje të diodave LED, me anë të cilit do të formohet figura e poshtme:

_images/106.png

Faza 1

Të menduarit e problemit: Për të formuar figurën e sipërme do të përdorim koordinatat (x,y) për të përcaktuar renditjen e diodave LED në rrjet. Koordinata x paraqet pozitën horizontale (me vlera 0,1,2,3,4) dhe koordinata y paraqet pozitën vertikale (0, 1, 2, 3, 4). Fillimisht, në fotografinë e sipërme përcaktojmë koordinatat e diodave LED të ndezura.

_images/107.png

Në bazë të fotografisë mund të nxirrni përfundimin se janë të ndezura diodat LED në pozitën horizontale dhe ato janë në koordinatat (1,1), (2,1), (3,1), ndërsa diodat LED e ndezura në pozitën vertikale janë në koordinatat (3,1), (3,2) dhe (3,3).

Faza 2

Hapni MakeCode për t’i zgjedhur dhe renditur blloqet në hapësirën për programim.

Në faqen e internetit në https://makecode.microbit.org filloni një projekt të ri duke klikuar në butonin New Project dugme2.

Për të ndezur diodën LED duhet të përdorim bllokun plot nga kategoria led.

Ja si duket kodi:

_images/110.png

Faza 3

Testimi dhe analiza e programit.

Për ta testuar programin kemi dy mundësi:

  1. ta nisim në simulator duke klikuar butonin startuj.

  2. ta kalojmë në Micro:bit. Për ta kaluar programin në Micro:bit duhet ta lidhim me kompjuter me kabllo USB. Pasi të klikoni butonin download shkarkoni skedarin .hex në kompjuterin tuaj. Duke e tërhequr skedarin në Micro:bit, pajisja është gati për të punuar.

Tani krijojmë programin me të cilin do të rregullojmë intensitetin e ndriçimit të diodave LED të ndezura. Duam të aktivizojmë diodën LED (2,4) intensiteti i ndriçimit i së cilës është vendosur në 200.

Faza 1

Të menduarit e problemit: Koordinata x paraqet pozitën horizontale (me vlera 0,1,2,3,4) dhe koordinata y paraqet pozitën vertikale (0, 1, 2, 3, 4). Vlera e nivelit të ndriçimit ndryshon nga 0 (zi) deri në 255 (dritë).

Faza 2

Hapni MakeCode për t’i zgjedhur dhe renditur blloqet në hapësirën për programim. Në faqen e internetit në https://makecode.microbit.org filloni një projekt të ri duke klikuar në butonin New Project dugme2.

Për të përcaktuar nivelin e ndriçimit për diodat LED përdorim bllokun setb nga kategoria led. Ndërsa, për të kyçur diodën LED përdorim bllokun x nga kategoria e njëjtë. plot из исте категорије.

Si duket kodi:

_images/113.png

Faza 3

Testimi dhe analiza e programit.

Për ta testuar programin kemi dy mundësi:

1.ta nisim në simulator duke klikuar butonin startuj.

  1. ta kalojmë në Micro:bit. Për ta kaluar programin në Micro:bit duhet ta lidhim me kompjuter me kabllo USB. Pasi të klikoni butonin download shkarkoni skedarin .hex në kompjuterin tuaj. Duke e tërhequr skedarin në Micro:bit, pajisja është gati për të punuar.

Çfarë mësuam?
  • diodat LED janë të vendosura në rrjetin 5x5 në ekranin e Micro:bit-it.

  • secila diodë LED ka pozitën e vet në ekranin e Micro:bit-it, të përcaktuar me koordinatën x (horizontale) dhe koordinatën y (vertikale).

  • si të ndezim dhe të fikim diodat LED dhe si të ndryshojmë gjendjen e diodave individuale nga gjendja ndezur në gjendjen fikur.

  • si të kontrollojmë gjendjen momentale të diodave LED, përkatësisht nëse janë të ndezura apo të fikura.

  • si të përdorim bllokun me të cilin përcaktojmë nivelin e ndriçimit të diodave LED.

Test

    Q-40: Cila është pozita (koordinatat) e diodës LED lart majtas në ekranin e Micro:bit-it? Zgjidhni përgjigjen e saktë.

  • (1,1)
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • (0,1)
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • (0,0)
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.
  • (1,0)
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!

    Q-41: Cila është pozita (koordinatat) e diodës LED poshtë djathtas në ekranin e Micro:bit-it? Zgjidhni përgjigjen e saktë.

  • (3,3)
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • (4,4)
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.
  • (0,0)
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • (1,1)
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!

    Q-42: Cila është pozita (koordinatat) e diodës LED së ndezur në ekranin e Micro:bit-it të paraqitur në fotografinë poshtë?

    _images/114.png

    Zgjidhni përgjigjen e saktë.

  • (3,2)
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • (2,3)
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.
  • (2,4)
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • (4,2)
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!

    Q-43: Studioni kodin me kujdes:

    _images/115.png

    Çfarë do të paraqitet në ekranin e Micro:bit-it? Zgjidhni përgjigjen e saktë.

  • Diodat LED në (3,2) dhe (1,4) të ndezura.
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.
  • Diodat LED në (3,2) dhe (1,4) të fikura.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Diodat LED në (3,2) dhe (4,1) të ndezura.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Nuk do të paraqitet asgjë.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!