Programimi i një pajisje Micro:bit në MakeCode - një manual për klasën e pestë — Programimi i një pajisje Micro:bit në MakeCode

Programimi i një pajisje Micro:bit në MakeCode - një manual për klasën e pestë

_images/znak.png

Zhvillimi i këtij manuali u mbështet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes projektit “Shkollat e Shekullit 21”, të zbatuar nga British Council.

_images/licenca.png

Programimi i pajisjeve Micro:bit në MakeCode - një manual për klasën e pestë u krijua nga British Council nën Licencën Ndërkombëtare Creative Commons Attribution-Non Commercial-Share Alike 4.0.

Programimi i pajisjeve Micro:bit në MakeCode

Të gjithëve na pëlqen të luajmë, apo jo! Pavarësisht moshës… :)

Ky manual ndërveprues do t’ju ndihmojë të zotëroni bazat e programimit në mjedisin e kodimit vizual MakeCode, duke përdorur një pajisje Micro:bit. Të gjitha mësimet që do të prezantohen përfshijnë materialin e lëndës Informatikë dhe Llogaritje për klasën e pestë të shkollës fillore. Ky material përfshin 16 orë shkollore dhe 4 orë mësimdhënie të lidhura me projektet.

Nëse nuk keni bërë programim më parë, atëherë si fillim të mësoni të përdorni një pajisje Micro:bit është gjëja e duhur. Në fakt, ne duam që ju të mësoni përmes programimit - orë pas ore, të programoni një pajisje Micro:bit për të krijuar projekte mahnitëse, të cilat mund të kufizohen vetëm nga imagjinata juaj. Micro:bit është një pajisje e thjeshtë e cila nuk është e vështirë të programohet.

Ju mund ta përdorni këtë pajisje në një mënyrë argëtuese dhe krijuese për të bërë objekte ose pajisje të ndryshme që do t’ju ndihmojnë në jetën e përditshme, p.sh. hapa matës, alarm…